Perez zbulon emrin e klubit ku do të pensionohet Ronaldo

Prishtinë | 24 Tet 2017 | 09:27 | Nga

Florentino Perez është i bindur se Cristiano Ronaldo do të pensionohet te Real Madrid.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është i bindur se Cristiano Ronaldo do të pensionohet te skuadra nga Santiago Bernabeu.

“E ardhmja e Cristianos? Ai ka një kontratë, që do të thotë se e ardhmja e Cristiano është stabilizuar plotësisht. Por, sonte kemi festë dhe nuk do të flasim për këto gjëra”, ka deklaruar ai, përcjell “lajmi.net”.

“Vitin e kaluar, kur ai rinovojë kontratën në muajin nëntor, ishte i lumtur. Unë nuk e di se çfarë fitojnë të tjerët. Ne të gjithë jemi të kënaqur me të dhe jam i sigurt se ai do të dalë në pension në Real Madrid”, ka theksuar Perez.

Të ngjashme