Perezi i gatshëm të paguajë 230 milionë € për Mbappen

Prishtinë | 25 Tet 2019 | 11:53 | Nga Ekonomia Online

Florentino Perez ka rikthyer edhe një herë vëmendjen e tij kah Kylian Mbappe i PSG-së.

Fituesi i Kupës së Botës me Francën në më pak se 20 minuta shënoi tri gola në fitoren 5:0 të PSG-së ndaj Club Brugge.

Kjo paraqitje ka mahnitur presidentin e Real Madridit, Florentino Perez.

AS shkruan se Perez menjëherë pas ndeshjes u ka shkruar kolegëve të tij te Real Madrid: “A e keni parë shfaqjen e Mbappe”, përcjell lajmi.net.

Presidenti i Real Madridit e sheh Mbappen si lojtarin  e vetëm që mund të përsëriste ndikimin e Cristiano Ronaldos.

Real Madrid, do të paguajnë deri rreth 230 milionë euro për Mbappen, sa pothuajse e gjithë shumë e shpenzuar verën e fundit nga Zidane në transferimin e lojtarëve.

Të ngjashme