Përfaqësuesit e FFK-së në Gjermani i dalin në mbrojtje Agim Ademit

Prishtinë | 22 Mar 2020 | 11:39 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës në Gjermani, Fekmi Kongjeli dhe Nexhat Shoshi, kanë reaguar ashpër ndaj grupit opozitar të FFK-së, duke i cilësuar si zëdhënës të Serbisë dhe Rusisë pasi që besojnë se ky grup opozitar po manipulon me lajme kinse Kosova do të përjashtohet nga FIFA e UEFA.

Në fund të muajit të kaluar, Gjykata e Apelit e vërtetoi dënimin prej nëntë muajsh burg efektiv, që gjykata e shkallës së parë, kishte shqiptuar ndaj kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi.

Ky vendim i Gjykatës bëri që grupi opozitar i tij, që përbëhet edhe disa nga klubet e Ipko Superligës së Kosovës, ta kërkojë edhe më zëshëm shkarkimin e tij nga pozita e kryetarit, për të cilën thonë se s’kishte mandat përtej janarit të këtij viti, përkundër që UEFA e FIFA ia njohin mandatin deri më 2022.

Megjithatë, Agim Ademi e ka pasur mbështetjen e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së dhe beson se do të lirohet nga dënimi i tij nga Gjykata Supreme, prej të cilës po e pret vendimin përfundimtar. Ndërkohë, në mbështetje të tij kanë dalë edhe përfaqësuesit e FFK-së në Gjermani, përmes një reagimi të ashpër ndaj opozitës, të cilën mund ta lexoni në vijim:

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme