Përfaqësuesja e femrave humbi thellë nga Franca “B”

Prishtinë | 01 Mar 2018 | 09:03 | Nga

Lojtaret e Kosovës edhe një herë janë përballur me superioritetin e futbollit evropian, ndonëse jo atij të nivelit më të lartë, shkruan sot Koha Ditore.

Ishin futbollistet e Përfaqësueses “B” të Francës që të mërkurën fituan bindshëm ndaj futbollisteve të përfaqësueses së Kosovës.

6:0 ishte rezultati i takimit që u luajt në kuadër të turneut “Turkish Women’s Cup”, që të mërkurën nisi në Alanya të Turqisë.

Të përzgjedhurat e Afërdita Fazlijës nuk ia dolën t’i bënin ballë ekipit kundërshtar, që vlerësohet prej favoritëve për të fituar turneun në Turqi. Kosova pranoi gol menjëherë në minutën e tretë, ndërsa sipas njoftimit të FFK-së ekipet nuk ishin të barabarta në asnjë aspekt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme