Përfaqësuesja e futbollisteve synon të përfitojë nga momenti i mirë

Prishtinë | 02 Sht 2019 | 08:33 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll (femrat) tashmë u është kthyer përgatitjeve për ndeshjen e dytë të eliminatoreve për “Euro 2021”. Përfaqësuesja e futbollisteve për herë të parë po merr pjesë në kualifikimet për kampionat evropian, ndërsa fillimin e kishte të furishëm.

Të premten mbrëma para rreth 4.000 shikuesve, në një atmosferë të bukur në “Fadil Vokrri”, Kosova fitoi 2:0 ndaj Turqisë. Kosova ka dominuar sfidën ndaj Turqisë, ndërsa sidomos në aspektin teknik lojtaret e përzgjedhëses Afërdita Fazlija kanë treguar superioritet. Është festuar fitorja me Turqinë dhe ka ngjallur entuziazëm po ashtu. Por selektorja Fazlija është kujdesur për të kthyer shpejtë qetësinë dhe për të vazhduar me seriozitet përgatitjet për ndeshjen e dytë, shkruan sot Koha Ditore.

Të martën nga ora 17:00 luhet takimi Sllovenia – Kosova, në qytetin slloven Dravograd.

Për dallim nga Kosova, Sllovenia ka nisur ciklin eliminator me humbje. Është mposhtur të premten nga Rusia me shifrat 1:0 në ndeshjen e luajtur në Velenje të Sllovenisë. Ndeshja tjetër e grupit A në mes të Estonisë dhe Holandës është fituar nga Holanda me rezultatin e thellë, 7:0.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme