Përfaqësuesja e Kosovës në kategorinë e femrave sot përballet me Slloveninë

Prishtinë | 03 Sht 2019 | 12:19 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave, sot, në orën 17:00, do të luajë ndeshjen e dytë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2021 kundër Sllovenisë.

Ekspedita e ‘Dardaneve’ ka udhëtuar të dielën në Slloveni, derisa dje përzgjedhësja Afërdita Fazlija në stërvitjen e fundit para kësaj ndeshjeje i ka dhënë instruksionet e duhura futbollisteve për këtë përballje.

Atmosfera në kampin e Dardaneve është shumë e mirë, derisa pas fitores së arritur kundër Turqisë (2:0), optimizmi për rezultat pozitiv në Slloveni është i madh.

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave i ka përfunduar të gjitha stërvitjet me sukses, e natyrisht se përballja ndaj slloveneve do të jetë e vështirë.

Skuadra e Afërdita Fazlijajt do të shpresojë t’i marrë tri pikë në këtë takim, mirëpo edhe një pikë do të ishte e kënaqshme. 

Të ngjashme