Përfaqësuesja e Kosovës niset nesër për në Ishujt Faroe

Prishtinë | 12 Tet 2018 | 17:18 | Nga Ekonomia Online

Federata e Futbollit e Kosovës, ka njoftuar se Kombëtarja e Kosovës do të niset nesër për në Ishujt Faroe.

Seanca e fundit stërvitore e Kombëtares A, ka nisur sot në orën 17:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Siç njofton FFK-ja, transmeton Koha.net, Kombëtarja niset nesër në orën 7.00.

Kosova do të luajë të dielën si mysafire e Ishujve Faroe në kuadër të xhiros së katërt.

Ndeshjen e fundit mes dy kombëtareve e fitoi Kosova 2 me 0 në “Fadil Vokrri”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme