Përfaqësuesja e Kosovës përgatitet para ndeshjes me Danimarkën, optimizëm për paraqitje të mirë

Prishtinë | 19 Mar 2019 | 16:55 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka filluar stërvitjet para ndeshjes miqësore me Danimarkën, raporton Ekonomia Online.

Ndeshja miqësore do të zhvillohet më 21 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Të gjitha biletat për këtë sfidë të Kosovës dhe Danimarkës janë shitur.

Samir Ujkani dhe Milot Rashica, në paraqitje për medie, janë shprehur optimistë se Përfaqësuesja e Kosovës do të ketë paraqitje të mira në miqësoren me Danimarkën, si dhe me Bullgarinë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Të mërkurën në orën 16:00, përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Bernard Challandes do të mbajë një konferencë për media. Një orë më vonë, para medieve kosovare do të flasë edhe përzgjedhësi i Danimarkës, Age Hareide.

�DREJTPËRDREJT

?DREJTPËRDREJT – Përfaqësuesja e Kosovës në futboll mban stërvitje para ndeshjes miqësore me Danimarkën, e cila luhet më 21 mars

Posted by EkonomiaOnline on Tuesday, March 19, 2019

Të ngjashme