Përfaqësuesja e re e Anglisë po shpreson në sukses të madh

Prishtinë | 12 Qer 2018 | 15:40 | Nga

Anglia në Kupën e Botës në Rusi nuk do të udhëtojë me zhurmë të madhe optimizmi, siç udhëton shpesh në turne të mëdhenj.

Vite dëshpërim kanë zbehur çdo shpresë serioze në mesin e tifozëve dhe mediave se Anglia më në fund do të përsërisë atë sukses të vitit 1966 kur fitoi Kupën e Botës, shkruan Koha Ditore.

Statistikisht, Anglia mbetet një prej përfaqësueseve të mëdha që pritet të kualifikohet pa shumë telashe në turne të mëdhenj, por ka shumë pak gjasa për të fituar vet turneun.

Pa humbje në eliminatore për turne të mëdhenj që nga viti 2009, Anglia ka fituar vetëm gjashtë ndeshje në fazën nokaut në turnetë e mëdhenj, që nga dita kur Bobby Moore ngriti trofeun “Jules Rimet” në stadiumin “Wembley” në vitin 1966.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme