Përforcimi i Prishtinës në “llogari” të kampionit

Prishtinë | 27 Gus 2018 | 09:29 | Nga

Altin Morina të dielën është prezantuar si lojtar i ri i Sigal Prishtinës. Morina është reprezentues i Kosovës dhe te Prishtina kaloi nga Bashkimi i Prizrenit.

Lëvizje të njëjtë ka bërë ditë më parë edhe Mikaile Tmushiq, që po ashtu është reprezentues i Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kështu kampioni i Kosovës, Bashkimi, ka mbetur pa dy prej lojtarëve kryesorë të edicionit të kaluar. Në kampanjën që ia siguroi titullin e parë Bashkimit, Tmushiq e Morina ishin shtylla të skuadrës.

Tashmë ata janë prezantuar te Prishtina dhe Bashkimi do të nisë edicionin e ri bindshëm më i dobët, të paktën sa i përket fondit të lojtarëve vendorë.

Po të dielën është bërë e ditur që Illmen Bajra i është bashkuar shtabit teknik të Sigal Prishtinës, që tani drejtohet nga gjermani Matthias Zollner. Bajra është vlerësuar figurë e rëndësishme në skuadrën prizrenase, te e cila ishte për plot pesë vjet. Kryesisht ishte ndihmës, por në periudha të caktuara edhe trajner i parë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme