Përfundojnë pesë ndeshje të Bundesligës

Prishtinë | 16 Maj 2020 | 17:40 | Nga Ekonomia Online

Ka përfunduar edhe pjesa e dytë e pesë ndeshjeve të Bundesligës gjermane.

Derbi i kësaj lige ishte përballja ndërmjet Schalke 04 dhe Borussia Dortmund qe përfundoi me rezultat 4:0 në favor të kësaj të fundit, njofton Klan Kosova.

Bindshëm fitoi edhe skuadra Hertha BSC e cila arriti ta përmbyllë takimin me 3:0 epërsi ndaj Hoffenheim.

Përballja ndërmjet RasenBallsport Leipzig dhe Freiburg përfundoi me rezultat 1:1. Ndërsa takimi ndërmjet Fortuna Düsseldorf dhe SC Paderborn 07 u përmbyll pa gola.

Fitore shënoi edhe skuadra Wolfsburg e cila e mposhti klubin Augsburg me rezultat 2:1.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme