Përfundon edicioni për Januzajn

Prishtinë | 03 Kor 2020 | 17:19 | Nga Ekonomia Online

Real Sociedadi nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e sulmuesit shqiptar Adnan Januzaj në javët e ardhshme.

Futbollisti i krahut që përfaqëson Belgjikën e ka marrë lajmin të premten gjatë ditës.

“Pengesat janë pjesë e jetës, por do të punoj fort për t’u kthyer sa më shpejtë që është e mundur”, ka shkruar Januzaj në llogarinë e tij në “Instagram”.

Adnan Januzaj është lënduar pas një pasimi që e bëri në duelin kundër Espanyolit pak para fundit të pjesës së parë, të enjten. Ai u ul në fushë menjëherë dhe kërkoi zëvendësim.

Të premten u bë e ditur se Januzaj ka pasur zgjatje të muskulit, që do të thotë se sezoni për 25-vjeçarin ka përfunduar.

Në 28 ndeshje sa i ka luajtur këtë edicion, Januzaj ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar katër herë.

Javën e kaluar shënoi gol tejet të bukur kundër Getafes.

Real Sociedadi renditet në vendin e shtatë në La Liga kur kanë mbetur edhe pesë xhiro deri në fund të garës. Skuadra e tij ende është në garë për të zënë një vend që dërgon në garat evropiane.

Të ngjashme