Përfundon Kampionati Individual i Boksit në Kosovë

Prishtinë | 27 Tet 2019 | 12:38 | Nga Ekonomia Online

Federata e Boksit e Kosovës ka mbajtur Kampionatin Individual të Kosovës në boks për Juniorë 15-16 vjeçar (2003/2004) dhe për Kadetë 13-14 vjeçar (2005/2006).

Sipas federatës, ky kampionat ishte ndër më të mirët për juniorë dhe kadetë, me boksin që treguan boksierët e rinj ku u ndanë të kënaqur të gjithë të pranishmit në palestër.

“Të gjithë boksierët finalistë u shpërblyen me diploma dhe medalje, po ashtu boksierëve pjesëmarrës iu nda nga një mirënjohje për pjesëmarrje në kampionat”.

“Boksi që treguan boksierët pjesëmarrës në këtë kampionat u pa se në boksin e Kosovës po vjen një gjeneratë talentesh të rinj dhe në të ardhmen presim rezultate kulminante në arenën ndërkombëtare nga kjo gjeneratë”.

Kampionati u organizua  në palestrën ”Prishtina” në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Të ngjashme