Përfundon pjesa e parë: Dortmund – Schalke 2:0

Prishtinë | 16 Maj 2020 | 16:49 | Nga Ekonomia Online

Ka përfunduar pjesa e parë e takimit ndërmjet Schalke 04 dhe Borussia Dortmund me rezultat 2:0 në favor të kësaj të fundit.

I pari që realizoi në këtë ndeshje ishte sulmuesi norvegjez Erling Braut Haaland në minutën e 29-të, njofton Klan Kosova.

Ndërsa në minutën e fundit të pjesës së parë, shënoi mbrojtësi Raphael Guerreiro, kështu duke e ngritur epërsinë në 2:0.

Kujtojmë se pas dy muajsh bllokadë të krijuar nga përhapja e pandemisë Covid-19, sot është rikthyer futbolli europian.

Është Bundeslinga gjermane, liga e parë që rinisi të luhet sot.

Klikoni në linkun e mëposhtëm për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme