Përfundon pjesa e parë, Islanda në epërsi ndaj Shqipërisë

Prishtinë | 08 Qer 2019 | 15:55 | Nga Ekonomia Online

Ka përfunduar pjesa e parë e takimit midis Kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Islandës, ku kjo e fundit doli në epërsi me rezultat 1-0.

Ishte mesfushori Johann Berg Gudmundsson, ai i cili shënoi golin e parë të kësaj ndeshje në minutën 22’, transmeton Klan Kosova.

Pavarësisht përpjekjeve të mëdha, kuqezinjtë nuk arritën ta barazojnë rezultatin në këtë pjesë.

Ndeshja është duke u zhvilluar në stadiumin e kryeqytetit Reikjavik të Islandës, ku po garohet për t’u kualifikuar në Euro 2020.

Kujtojmë se kjo është e treta përballje e kuqezinjve në grupin H të fushatës kualifikuese.

Ndeshja ka filluar me një minutë heshtje për ta nderuar ish-presidentin e UEFA-s, Lennart Johansso, i cili ndërroi jetë para pak ditësh në moshën 89 vjeçare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme