Përfundon sezoni për Lucas Vazquez

Prishtinë | 11 Pri 2021 | 16:11 | Nga Ekonomia Online

Sezoni për Lucas Vazquez ka përfunduar, teksa Real Madrid mundi Barcelonën në “El Clasico” të shtunën në mbrëmje.

Vazquez përfshi në një përplasje me Sergio Busquets, me mesfushorin e Barcelonës ndërhyri vonë, çka i shkaktoi dëmtim yllit të Realit i cili u desh ta lironte fushën.

“Pas provave të kryera sot në Lucas Vazquez nga Shërbimet Mjekësore të Real Madrid, ai është diagnostikuar me një ndrydhje në ligamentin e gjurit të tij të majtë” thuhej në deklaratën e Real Madridit.

Klubi nuk vendosi ndonjë afat kohor në deklaratën e tyre, por Lucas do të jetë jashtë për atëpjesën e mbetur të sezonit 2020/21.

Me vetëm shtatë ndeshje LaLiga Santander të mbetura për të luajtur dhe çerekfinalet e Champions League tashmë në gjysmë të rrugës për të përfunduar, një kthim në fushë këtë sezon për Vazquez është shumë vështirë të ndodh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme