Përfundon shitja e biletave për finalen mes Dritës e Llapit

Prishtinë | 26 Maj 2022 | 16:58 | Nga Ekonomia Online

Ka përfunduar shitja online e biletave për finalen e Kupës së Kosovës mes Dritës dhe Llapit e cila do të luhet sot nga ora 20:00.

Shitja e biletave, sipas Federatës së Futbollit të Kosovës ka përfunduar në ora 16:00, dhe sipas klubit të Llapit interesimi për blerjen e tyre ka qenë tejet i madh.

Kujtojmë se ndeshja mes Dritës dhe Llapit do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet dhe do të transmetohet LIVE në KLAN KOSOVA.

Të ngjashme