Përfundon turneu i parë i kampionatit të Kosovës në Beach Volley

Prishtinë | 12 Gus 2018 | 22:53 | Nga

Për dy ditë me radhë në Holiday Resort në Sllatinë të Fushë Kosovës është mbajtur turneu i parë i Kampionatit të Kosovës në Beach Volley në konkurencen e seniorëve meshkuj dhe femra.

Në konkurencen e femrave fitues doli dyshja nga Kastrioti i Ferizajit, Jashari/Ramadani të cilat në finale fituan ndaj dyshes Ibrahimi/Sylejmani. Vendin e tretë e fituan dyshja nga Gjilani Shabani/Hyseni.

Në konkurencen e meshkujve vendin e parë e fituan dyshja Berisha/Mustafa të cilët në finale fituan ndaj dyshes Ismajli/Pllana, ndërsa vendin e tretë e fitoj dyshja Bajraktari/Shabani.

Në fund të turneut për tri vendet e para Federata e Volejbollit e Kosovës ndau medalje, kupa dhe një shumë të caktuar të parave.

Renditja përfundimtare Femrat
1. Vildane Jashari/ Valmira Ramadani
2. Nazmije Ibrahimi/ Dhuratë Sylejmani
3. Fjolla Shabani/ Fjolla Hyseni

Renditja përfundimtare Meshkujt
1. Armend Berisha/Faton Mustafa
2. Shkelqim Ismajli/ Alfred Pllana
3. Dardan Bajraktari/Ismajl Shabani

Federata e Volejbollit e Kosovës i uron ekipet fituese si dhe ekipet pjesëmarrëse për paraqitjet e treguara !

Të ngjashme