Përfundon xhiro e parë e fazës së grupeve në Euro 2020, kjo është renditja

Prishtinë | 16 Qer 2021 | 08:32 | Nga Ekonomia Online

Me ndeshjen derbi mes Francës dhe Gjermanisë ka përfunduar edhe xhiroja e parë e fazës së grupeve në Kampionatin Evropian. Francezët fituan 1:0 ndaj Gjermanisë duke e nisur mbarë Euro 2020.

Me përfundimin e xhiros së parë, ka nis të marrë formë edhe renditja e kombëtareve në grupe, shkruan Gazeta Express.

Në grupin A, Italia qysh në xhiron e parë ka krijuar diferencën me skuadrat tjera. “Azzurët” prijnë me 3 pikë, dy më shumë se Zvicra e Uellsi dhe tri më shumë se Turqia.

Në grupin B, Belgjika dhe Finlanda prijnë me nga tri pikë, kruse Danimarka dhe Rusia nuk kanë asnjë.

Në grupin C, Austria dhe Holanda e nisën me fitore dhe i prijnë grupit me nga tri pikë. Pa pikë pas xhiros së parë janë Ukraina dhe Maqedonia e Veriut.

Në grupin D, Çekia dhe Anglia prijnë me nga tri pikë, kurse Kroacia dhe Skocia janë pa pikë.

Në grupin E, Sllovakia ka krijuar distancë në krye me tri pikë, dy më shumë se Spanja dhe Suedia dhe tri më shumë se Polonia.

Në grupin F që konsiderohet grupi i vdekjes, prin Portugalia pas xhiros së parë me tri pikë, aq sa ka edhe Franca, kurse Gjermania dhe Hungaria janë pa pikë.

Kanë mbetur edhe dy xhiro të fazës së grupeve, para se të fillojë faza e nokautit.

Kujtojmë se dy ekipet e para nga të gjitha grupet kualifikohen tutje. Po ashtu katër ekipet më të mira të pozicionuara në vendet e treta sigurojnë biletën për kualifikim tutje. 

Të ngjashme