Përgatitja për garën e famshme me qen që tërheqin sajën

Prishtinë | 07 Jan 2019 | 14:25 | Nga Ekonomia Online

Jashtë kabinës së vogël të Blair Bravermanit është një grup i qenve ndërkohë që kanë mbetur edhe 54 ditë derisa gara më e vështirë në sporte të fillojë. Ajo po stërvitet për garën Iditarod, një garë mbi 1600 kilometërshe me sajë që tërhiqet nga qentë nëpër Alaskë. Më 2 mars ajo dhe skuadra e saj me 14 qen do të nisin garën në territorin me borë dhe akull në kushte brutale.

Si fëmijë i rritur në Kaliforni Veriore, Braverman e mban në mend të ketë dëgjuar se si Alaska përshkruhej tokë mistike e mrekullive, ku natyra është e pakufizuar dhe e bërë për eksplorim. Ajo kishte pasur libra me ngjyra të jetës së egër dhe të sajave të tërhequra nga qentë. Ajo mbathte rollerat dhe lidhte veten për qenin e familjes, që vraponte lartë e poshtë rrugës para shtëpisë së saj.

Ajo mësoi të garonte me sajë të tërhequr nga qentë gjatë shkollës së lartë kur po studionte në Norvegji për një vit. Tash Baverman, një korrespondente për revistën “Outside” dhe autore e librit “Welcome to the G—-Ice Cube” dhe bashkëshorti i saj kanë një skuadër të qenve. Ata janë zhvendosur në Cantwell të Alaskës, vend me popullatë 219 banorë, në nëntor për të stërvitur për garën e famshme.

Braverman 30-vjeçare po dokumenton stërvitjen e saj me postime në Twitter. Së fundi ka postuar disa mesazhe për një ditë në jetën e saj në përgatitje për garën e madhe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme