Juventusi paralajmëron treshen sulmuese “DHS”

Prishtinë | 16 Sht 2016 | 21:14 | Nga

Juventusi nuk “ngopet” me sulmues. Këtë herë mbase tekniku Massimiliano Allegri po mendon për një ndryshim sistemi në 4-3-3, sepse synimi i radhës është Alexis Sanchez.

Sipas asaj që pretendon se ka zbuluar “Calciomercatoweb“, klubi bardhezi është gati të ofrojë një shumë të caktuar parash plus sulmuesin e vet, Mario Mandzukic, për të bindur “Topçinjtë” në negociatat të cilat pritet të nisin shumë shpejt.

Synimi? Pa frikë mund të thuhet se kampionët e Italisë do të formonin një nga treshet sulmuese më të mira të kontinentit, Dybala-Higuain-Sanchez (DHS). Aktualisht, Alexis është në bisedime për rinovimin e kontratës së tij në Londër, por gjërat nuk kanë shkuar edhe aq mirë, pasi kiliani kërkon një rritje të ndjeshme të pagës së tij prej 130 mijë paundësh në javë.

Shefi ekzekutiv i Juventusit, Beppe Marotta, është një admirues i kahershëm i anësorit dhe shpreson që ta joshë 27-vjeçarin për t’u transferuar në Torino. Duke menduar faktin se tekniku Arsene Wenger e ka ndjekur kroatin Mandzukic që kur ky i fundit luante për Bayern-in, “Zonja e Vjetër” ka shanse.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme