Përgënjeshtrohet lajmi për transferim te Tottenhami, agjenti thotë se Lautaro është i lumtur te Interi

Prishtinë | 08 Gus 2021 | 15:50 | Nga Ekonomia Online

Agjenti i Lautaro Martinez, Alejandro Camano ka thënë se argjentinasi ‘është i lumtur në Inter’ dhe dëshiron të qëndrojë në Itali, mes zërave për një lëvizje në Ligën Premier te Tottenham Hotspur.

Më herët gjatë ditës u raportua se Spurs janë pajtuar me Nerazzurrët për çmimin e transferimit te Lautaros.

Megjithatë, SportItalia raportoi se Lautaro nuk është në shitje këtë verë dhe agjenti i lojtarit tani ka konfirmuar se ai nuk do të ndjekë Romelu Lukakun dhe Achraf Hakimin.

Lautaro ishte njëri nga anëtarët kryesorë në skuadrën që fitoi Scudetton në sezonin e dytë të Antonio Contes në krye, por trajneri që atëherë është larguar nga pozicioni dhe është zëvendësuar nga Simone Inzaghi.

Me largimin e Lukakut nga klubi për një rikthim te Chelsea, argjentinasi do të ishte edhe më i rëndësishëm dhe Interi thuhet se ka arritur një marrëveshje me Edin Dzeko për të zëvendësuar belgun.

Duvan Zapata dhe Joaquin Correa janë në shënjestër nga Interi dhe Camano thotë se Lautaro pret të qëndrojë në Pinetina.

“Ai kurrë nuk do të luftojë me Interin për t’u larguar nga klubi. Kurrë”.

“Lautaro është një lojtar i Interit dhe është i lumtur në Itali”, ka thënë Camano për FCInter1908 pasi dolën raportet se Tottenham kishte bërë një ofertë.

Të ngjashme