Perishiq i bashkohet Bayernit

Prishtinë | 12 Gus 2019 | 14:37 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi anësor i Interit, Ivan Perishiq ka premtuar të jap më të mirën te Bayern Muencheni, pasi është bërë pjesë e skuadrës bavareze. Perishiq 30-vjeçar ka kaluar testet mjekësore te Bayerni të hënën.

Skuadra e Bundesligës gjermane ka huazuar Perishiqin nga Interi për pesë milionë euro, ndërsa ka opsionin për të transferuar atë verën e ardhshme për 20 milionë euro, transmeton “Koha Ditore”.

“Unë sa kam përfunduar testet mjekësore. Do të jap më të mirën”, ka thënë Perishiq për gazetën gjermane “Bild”.

Bayerni ka kërkuar një sulmues anësor këtë verë pas largimit të dyshes Franck Ribery e Arjen Robben

Bayerni është klubi i tretë gjerman për kroatin Perishiqin, pasi më herët kishte luajtur për Borussia Dortmundin dhe Wolfsburgun.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme