Perishiqit i ulet çmimi

Prishtinë | 10 Jan 2019 | 19:35 | Nga Ekonomia Online

Interi është i gatshëm ta shesë mesfushorin, Ivan Perishiq.

Tutto Sport, shkruan se klubi zikaltër e ka ulur çmimin për kroatin nga 50 milionë sa kërkonte gjatë verës në 33 milionë, transmeton KTV.

Manchster Unitedi ishte skuadra që e kërkonte Perishiqin gjatë verës, por nuk kishte arritur ta transferojë dhe tani e ka një mundësi të mirë që të rrëmbejë 29 vjeçarin, i cili në këtë sezon, ka shënuar 3 gola dhe 2 asistime në 17 ndeshje të luajtura.

Kontrata me Interin, futbollistit nga Kroacia i skadon në vitin 2021.

Interi është duke menduar që të përforcohet gjatë janarit dhe i duhen para për ti realizuar dëshirat që ka trajneri Spalleti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme