Perisic në histori me Kroacinë, bëhet futbollisti i parë që shënon në katër turne të mëdhenj

Prishtinë | 18 Qer 2021 | 21:38 | Nga Ekonomia Online

Anësori i Interit, Ivan Perisic ka bërë histori si futbollisti i parë që shënoi për Kroacinë në katër turne të mëdha.

Ai e gjeti rrjetën me një goditje individuale të bukur në ndeshjen e kësaj mbrëmje në Euro 2020 me Republikën Çeke.

Ky ishte goli i tij i parë në Euro 2020, por edhe historik.

Kjo pasi ai bëhet futbollisti i parë për Kroacinë që gjen rrjetën në katër turne të ndryshëm, midis Kampionatit Evropian dhe Kupës së Botës.

32-vjeçari tani ka 29 gola në 103 ndeshje për Kroacinë, duke shënuar në Kupën e Botës 2014, Euro 2016, Kupën e Botës 2018 dhe tani Euro 2020

Të ngjashme