Perisici largohet nga Interi

Prishtinë | 11 Gus 2019 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

Pas katër viteve të kaluara në Milano, Ivan Perisic është i gatshëm që të largohet nga Interi gjatë afatit kalimtar të kësaj vere.

Ivan Perisic nuk pritet të jetë në planet e Antonio Contes për sezonin e ri, teksa largimi i tij është i pashmangshëm.

Mediat italiane dhe ato gjermane raportojnë se Interi dhe Bayern Munich kanë përfunduar marrëveshjen e tyre për transferimin e kroatit.

Ndërkaq, ‘FCInterNews.it’ raporton se agjenti i 30 vjeçarit, Nelio Lucas, ka udhëtuar për në Mynih që të dakordohet me klubin edhe për kushtet personale të reprezentuesit kroat.

Ivan Perisic pritet t’i bashkohet Bayernit në formë huazimi, por me opsionin e blerjes së tij në fund të sezonit.


Të ngjashme