Periudha e errët e Zahas te Manchester Unitedi

Prishtinë | 22 Pri 2019 | 13:35 | Nga Ekonomia Online

Kur Wilfried Zaha flet se është më i përkushtuar se kurrë për të pasur sukses, ai nuk të lë fare në dyshim se e ka me të vërtetë. Mund ta shohësh këtë, të dëgjosh dhe të ndiesh.

Zaha është fascinues derisa flet për disa tema, klubin e tij të tashëm, të ardhmen e tij, ëndrrat në Ligën e Kampionëve dhe po ashtu fëmijërinë që e ka inspiruar atë. Por sulmuesi 26-vjeçar i Crystal Palace me më së shumti emocione flet për kohën e tij jo shumë të lumtur te Manchester Unitedi.

Zaha nuk mund të fshehë shpresat për t’u kthyer në nivelin më të lartë dhe ambiciet e tij për të sfiduar trofetë e mëdhenj. Veçanërisht drejt kësaj e motivon periudha te Manchester Unitedi. Një mundësi jetësore, kalimi te Unitedi, nuk kishte shkuar siç ishte planifikuar, shkruan sot Koha Ditore.

Zaha rikujton një numër të incidenteve që ndodhën te Unitedi e që e kanë shtyrë të besojnë se trajneri i atëhershëm David Moyes dhe stafi i tij tentuan të thyenin atë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme