Përkeqësohen gjërat në Madrid: Bale s’hip në autobus të skuadrës pas humbjes ndaj Rayos

Prishtinë | 29 Pri 2019 | 14:07 | Nga Ekonomia Online

Gareth Bale nuk u rikthye në Valdebebas me bashkëlojtarët e tij të Real Madridit, pas humbjes 1:0 kundër Rayo Vallecanos të dielën mbrëma.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, u kishte dhënë lojtarëve dy ditë e gjysmë pushim dhe Bale kishte kërkuar leje të shkonte nga Vallecas drejt e në aeroportin Barajas në Madrid, ku po e priste aeroplani i tij privat, shkruan Marca, përcjell Gazeta Express.

Anësori uellsian, i cili bëri një paraqitje shumë të dobët ndaj Rayos, prini pranë autobusit të skuadrës ku e mori një makinë private dhe e çoi drejt e në aeroport.

Bale ishte lojtari i vetëm që nuk u fut në autobus të ekipit me bashkëlojtarë. Kjo është një shenj tjetër se uellsiani është seç herë e më larg Los Blancos.

“Nuk e di nëse Bale është i përqendruar”, tha Zidane pas humbjes ndaj Rayos.

Po bëhet e qartë se trajneri francez nuk do të llogarisë në Bale për sezonin e ardhshëm. /EkonomiaOnline/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme