Përkeqësohet gjendja e ish-presidentit të Real Madridit, dërgohet në spital

Prishtinë | 19 Mar 2020 | 13:06 | Nga Ekonomia Online

Ish-presidenti i Real Madridit, Lorenzo Sanz, është dërguar në spital në Spanjë pasi i është përkeqësuar gjendja, transmeton Klan Kosova.

76-vjeçari është në mesin e personave më të rrezikuar nga Covid-19.

Sanz u dërgua në spital me urgjencë të martën, ku po mbahet nën kujdes intensiv, pas infektimit me koronavirus

“Ne sapo kemi biseduar me doktorët dhe lajmet që na i kanë dhënë nuk janë të mira”, tha Fernando, djali i tij, në rrjetet sociale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme