Përkthyesi dhe menaxheri nuk ia përcjell pyetjet Challandesit: Përgjigjet vetë, përplaset me gazetarin dhe mbyll konferencën

Prishtinë | 13 Tet 2020 | 19:32 | Nga Ekonomia Online

Një situatë aspak e këndshme ka ndodhur sonte gjatë konferencës për media të mbajtur nga Përfaqësuesja e Kosovës, transmeton Gazeta Metro.

Gazetari i njohur nga ‘Digitalb’, Arlind Sadiku, i parashtroi dy pyetje për përzgjedhësin, Bernard Challandes, por gazetari dhe të tjerët morën përgjigje nga dikush tjetër.

Menaxheri i Kosovës, Bajram Shala, njëherëshit edhe përkthyesi i konferencave, i ktheu përgjigje Sadikut në njërën nga pytjet lidhur me femrën që u pa me portierin, Arijanet Muricin, në hotelin ku qëndrojnë futbollistët.

Ashtu si pyetja e parë, as e dyta nuk u përcoll nga Shala te Challandes. Shala pas një debati me Arlind Sadikun, vendosi që ta mbyll konferencën. Pas kësaj, gazetari nga ‘DigitAlb’ ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’.

Postimi i tij (pa ndërhyrje):

“Jemi ketu ku jemi, sepse mendojme qe e kemi rritur nivelin profesional si kombetare ne organizimin e brendshem, por besoni eshte shume poshte. Vetem shikojeni se si e ka humbur autoritetin trajneri Bernard Challandes. Nuk reagon fare per kete cka ndodhi edhe pse situata u be dramatike. Zvicerani, qele guri gojen. Une e drejtoj pyetjen per trajnerin, ndersa MENAXHERI i kombetares qe ne kete konference dhe ne gjitha tjerat ishte duke e kryer punen e perkthyesit, dhe ne te njejten kohe ben edhe punen e gazetarit ne RTV 21 rreh gjoks dhe vendos se kush duhet t’i pergjigjet kesaj pyetje. Keq. Shume keq.”.

Të ngjashme