Përkundër humbjes, Valverde s’rrezikon shkarkimin nga Barcelona

Prishtinë | 10 Jan 2020 | 10:16 | Nga Ekonomia Online

Njëri ndër drejtuesit e Barcelonës, Guillermo Amor, i mohoi spekulimet se Ernesto Valverde është afër të shkarkohet nga posti i trajnerit, pas disfatës së Barcelonës kundër Atletico Madridit në Superkupën e Spanjës.

Barcelona i pranoi dy gola brenda nëntë minutave të fundit të ndeshjes dhe pësoi humbje 3:2 kundër Atletico, në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës, që u mbajt të enjten.

Përderisa ende mbetet lidere e La Ligës, Barcelona e ka fituar vetëm një nga pesë ndeshjet e fundit. Kjo periudhë i përfshin tre barazime dhe një humbje, të cilat kanë bërë që presioni mbi Valverden të shtohet sërish.

Megjithatë, drejtori i klubit për marrëdhënie sportive dhe institucionale, Amor, i mohoi spekulimet për një shkarkim të mundshëm të Valverdes.

“Na pengon shumë që kemi humbur, natyrisht. Por, ecim përpara, kemi një rrugë të gjatë para vetes”, tha Amor, pas ndeshjes, transmeton Gazeta Express.

“Tani na kanë mbetur edhe shumë ndeshje të tjera të rëndësishme. Ndërsa, sa i përket kësaj që po e thoni për Valverden, nuk ka asgjë të vërtetë”.

Pasi që Atletico Madridi dhe Real Madridi triumfuan në gjysmëfinalet e tyre, finalja e Superkupës së Spanjës këtë vit do të jetë derbi i Madridit. Finalja do të mbahet më 12 janar, të dielën, në orën 19:00. Ndeshja do të luhet në Jedah të Arabisë Saudite, në njëjtën stadium ku u luajtën edhe gjysmëfinalet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme