“Perla” e Edon Zhegrovës, kandidon për golin e vitit

Prishtinë | 28 Maj 2022 | 10:53 | Nga Ekonomia Online

Faqja zyrtare e Ligës së Konferencës ka publikuar dhjetë golat më të mirë për sezonin 2021/22 të kësaj gare.

Dhjetë golat më të mirë janë të përzgjedhur nga paneli i vëzhguesit teknik të UEFA-s, shkruan Gazeta Express.

Në mesin e këtyre golave, është edhe ai i shënuar nga Edon Zhegrova ndaj Kairatit.

Reprezentuesi i Kosovës këtë gol e kishte shënuar sa ishte pjesë e skuadrës zvicerane, Basel.

Votat nga tifozët do të jenë ato që do të zgjedhin golin më të mirë për këtë sezon në Ligën e Konferencës.

Edhe ju mund të votoni në faqen zyrtare të UEFA- ose duke klikuar direkt KËTU.

Të ngjashme