Përleshje para derbit Besiktas – Galatasaray, therën katër tifozë

Prishtinë | 13 Gus 2016 | 19:03 | Nga

Kanë ndodhur ngjarja të pahijshme në qytetin Konyas pas Superkupës së Turqisë që zhvillohet sonte mes Besiktasit dhe Galatasarayt

Pak orë para kësaj përballjeje, janë përleshur tifozët e dyja klubeve përkatëse, ku katër persona janë therur me thikë, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetë.

E gjithë kjo ndodhi pasi u sulmua autobusi që po barte tifozët e Galatasarayt. Shumë kohë iu deshtë që policisë turke që të ndalte rrahjen mes dy grupeve para takimit, i cili do të fillojë në orën 19:45.

Kujtojmë se Besiktasi është kampion i Turqisë, ndërsa Galatasaray ka triumfuar në Kupën e shtetit turk.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme