Përmbyllet me sukses maratona e parë ndërkombëtare në Kosovë – Prishtina Trail Marathon

Prishtinë | 26 Maj 2019 | 15:35 | Nga Ekonomia Online

Klubi sportiv “X Trailers”, ka përmbyllur me sukses sot martonën e parë ndërkombëtare në historinë e Kosovës. Gara është mbajtur sot në Gërmi, dhe malësinë e mbi – Prishtinës, me moton “Run green, run clean”. Maratona e cila ka përfshirë katër kategori, garën 42 kilometërshe, 21 kilometërshe, 10 kilometërshë si dhe X Trailers Kids (garën 1000 metra për fëmijët), ka mbledhur një numër të madh të garuesve nga Kosova dhe 18 vende të tjera botës.

Maratona ka filluar në orën 9:00, ndërsa fituesit sipas kategorive janë si në vijim:

Për shtegun 42 kilometra

Kategoria e meshkujve: Fabie Dowrs Nga Zvicrra me rezultat 2:37:34 (vendi i parë), Andreas Wieser nga Austria me rezultat 3:35:57 (vendi i dytë), Aleksandar Kirkovski nga Maqedonia me rezultat 3:47:25;

Kategoria e femrave: Qëndresa Ramadani nga Kosova me rezultat 4:21:50 (vendi i parë), Erida Kurshumlia me rezultat 5:29:20 (vendi i dytë), Valdete Collaku nga Kosova me rezultat 5:39:48 (vendi i tretë),

Për shtegun 21 kilometra

Kategoria e meshkujve: Kemajl Biqku nga Kosova me rezultat 1:57:27 (vendi i parë), Hektor Vokshi nga Kosova me rezultat 2:01:44 (vendi i dytë), Philip Todorovski nga Maqedonia me rezultat 2:13:35 ( vendi i tretë)

Kategoria e femrave: Natyra Shala Kelmendi nga Kosova me rezultat 2:37:34 (vendi i parë), Valbona Mustafa nga Kosova me rezultat 2:44:23 9vendi I dytë dhe Valentina Uzunova nga Maqedonia me rezultat 3:02:00 (vendi i tretë)

Për shtegun 10 kilometra

Kategoria e meshkujve: Qlirim Hyseni nga Kosova me rezultat 38;54 (vendi I parë), Valentin Sadiku nga Kosova me rezultat 40:02 (vendi I dytë0 dhe Arlind Morina nga Kosova me rezultat 41:14;

Kategoria e femrave: Gresa Bakrraqi nga Kosova me rezultat 52:24 (vendi i parë), Arbnore Berisha nga Kosova me rezultat 52:35 (vendi i dytë) dhe Joesey Mintel nga USA me rezultat 54:04 (vendi i tretë)

Garuesit e kategorisë së fëmijëve, të moshave 4-6, 9-10 si dhe 11-12 kanë marrë të gjithë medalje.

Qëllimi i kësaj gare është promovimi i bukurive natyre të Prishtinës, respektivisht parkut të Gërmisë si pjesa më rekreative e kryeqytetit por njëkoësisht edhe ngritja e vetëdijës për mbrotjen e mjedisit natyror si dhe për rëndësinë e aktiviteteve sportive. 70 për qind e fondeve të mbledhura nga kjo garë do të përdorën për mbjelljen e fidaneve nëpër Kosovë, në vendet të ndryshme. Mbjellja e fidaneve të para do të ndodh më 8 qershor të këtij viti, ndërsa faza e dytë e mbjelljes do të fillojë në sezonin vjeshtor.

Sot gjatë ditës së garës, përvec tjerash, maratona është përcjellë me program muzikor dhe argëtues si dhe një pikë animacioni për fëmijët.

Klubi “X Trailers” falendëron Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe Komunën e Prishtinës për mbështetjen e kësaj gare, falenderon të gjitha bizneset që kanë ndihmuar me donacion këtë maratonë me karakter historik për Kosovën. Një falendërim të vecantë për të gjithë vullnetarët që ndihmuan garën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme