Përparim Islami nënshkruan për Dritën

Prishtinë | 07 Qer 2021 | 18:17 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i djathtë, Përparim Islami, i është bashkuar skuadrës së Dritës. Kështu ka bërë të ditur klubi nga Gjilani përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Sipas njoftimit, ai ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me ‘Intelektualët’, të cilëve di t’u ndihmojë në garat vendore dhe ndërkombëtare.

“Përparim Islami i njohur si RRUKI është afrimi ynë i parë për këtë vit. Njëri prej mbrojtësve më të mirë i krahut të djathtë mes shumë ofertash ka zgjedhur klubin tonë”.

“Islami do të jetë pjesë e klubit për dy vitet e ardhshme dhe do të jetë një forcë shtesë në kampionat dhe në garat evropiane, të cilat do të zhvillohen në muajin korrik!”, thuhet në njoftim.

Prishtina, Trepça ’89 dhe së fundmi Feronikeli, janë disa prej klubeve kryesore ku ka luajtur 28-vjeçari në të kaluarën.

Të ngjashme