Përplasje e ashpër mes dy lojtarëve të Newcastles – kërkohet ndërhyrja e shpejtë e pronarëve të rinj

Prishtinë | 19 Tet 2021 | 14:10 | Nga Ekonomia Online

Kapiteni i Newcastle United, Jamaal Lascelles dhe Isaac Hayden u përfshinë në një përplasje në tunel, pas humbjes së tyre ndaj Tottenhamit, me stafin e klubit që u detyruar të ndërhynin.

Dy anëtarët e Magpies shkëmbyen disa fjalë fyese dhe përplasje fizike pas humbjes së së dielës, sipas raportimeve nga mediat angleze.

Stafi duhej të ndërhynte, me disa lojtarë që gjithashtu shprehnin zhgënjimin e tyre ndaj taktikave të Steve Bruce në dhomën e zhveshjes.

Raportimi shton se një ‘numër i konsiderueshëm’ i skuadrës dëshiron që pronarët e rinj të ndërhyjnë dhe të zëvendësojnë Brucen para ndeshjes së tyre të ardhshme në Ligën Premier kundër Crystal Palaces.

Mendohet se dhoma e zhveshjes nuk mund të besojë se situata po lejohet të acarohet pasi ‘Magpies’ aktualisht zënë një vend që shpijen nga rënia prej ligës.

Newcastle thuhet se po punon që të gjejë një trajner të ri, derisa Wayne Rooney është i fundit që përflitet se mund të marrë drejtimin e skuadrës.

Të ngjashme