Përse Ole Gunnar Solskjaer nuk po shkarkohet nga Manchester United

Prishtinë | 11 Tet 2021 | 09:36 | Nga Ekonomia Online

Ole Gunnar Solskjaer ka pasur “më shumë kohë” në Manchester United sesa trajnerët e tjerë sepse ai është një “fëmijë i klubit”, sipas Danny Blind.

Norvegjezi mbërriti në Old Trafford në vitin 2018 si strateg i përkohshëm, pas shkarkimit të Jose Mourinhos.

Sezoni 2018-19 solli një fat të madh për Solskjaer, pasi ai mori kontratë trevjeçare, por ai ka qenë nën kritika të ashpra për menaxhimin e tij.

Solskjaer udhëhoqi Unitedin në vendin e dytë në Ligën Premier sezonin e kaluar, por skuadra e tij pësoi një eliminim të hershëm nga Liga e Kampionëve dhe përfundimisht humbi në finalen e Ligës së Evropës nga Villarreal.

United u përforcua gjatë verës me Cristiano Ronaldon, Raphael Varanen dhe Jadon Sanchon, me presionin që sa shkon e rritet mbi Solskjaer.

Djajtë e Kuq kanë përjetuar rezultate të mikse në fillim të sezonit aktual, me Unitedin që u eliminua nga Carabao Cup në raundin e tretë nga West Ham.

Blind nuk bindet nga strategjitë e Solskjaer te United dhe vuri në dyshim identitetin e ekipit të tij dhe planin e norvegjezit.

“Cili është identiteti i këtij ekipi?”, Blind pyeti. “Cili është plani i tij? Është pikërisht ajo që mungon me Solskjaer”.

“Jo gjithmonë duhet të jetë presion i plotë, por ne nuk shohim asgjë – gjithçka në ekipin e United bazohet në cilësitë individuale të lojtarëve”.

Të ngjashme