Përshtypjet e para të shefit të skoutëve të Tottenhamit për Vedat Muriqin

Prishtinë | 12 Sht 2019 | 15:30 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi vazhdon ta rrit reputacionin derisa shefi i skautëve të Tottenhamit ka mbetur i mahnitur duke e parë atë në ndeshjen kundër Anglisë.

25-vjeçari shënoi gol nga pika e bardhë dhe dhuroi dy asistime në humbjen 5:3 të Kosoës kundër Anglisë në “St Mary’s Stadium” dhe ai raportohet se ka lënë përshtypje të mira te shefi i skoutëve të Tottenhamit, Steve Hitchen.

Sipas gazetës turke “Fanatik”, Tottenhami do të vazhdojë ta vëzhgojë numrin 9 të Fenerbahçes pas përshtypjeve të mira të Hitchin në ndeshjen e fundit eliminatore të “Euro 2020” mes Anglisë dhe Kosovës.

Pas largimeve të Fernando Llorente dhe Vincent Jansson, Harry Kane ka mbetur pa konkurrencë në skuadrën e Tottenhamit.

Trajneri Mauricio Pochettino dëshiron ta gjejë në tregun e transferimeve zëvendësuesin e denjë të Harry Kane.

Kane është padyshim zgjedhja e parë në sulm, por Pochettino dëshiron ta ketë në bankën rezervë një sulmues të kalibrit botëror.

Reprezentuesi i Kosovës Muriqi në vitin 2019 ka qenë në formë mbresëlënëse duke shënuar 12 gola në 13 paraqitjet e tij të fundit në Superligën turke për ish-skuadrën e tij Rizespor dhe skuadrën aktuale Fenerbahçe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme