Personi i afërt me Agim Ademin, zgjidhet anëtar ekzekutiv në FFK

Prishtinë | 18 Jan 2020 | 14:06 | Nga Ekonomia Online

Ismajl Ajeti është zgjedhur anëtar ekzekutiv në Federatën e Fubtollit të Kosovës prej Lidhjes Rajonale të Prishtinës.

Sot kuvendi zgjedhor i Lidhjes Rajonale të Futbollit të Prishtinës, ka nisur me tensione dhe menjëherë pas kësaj situate janë përjashtuar mediat prej aty.

Pas këtij tensioni, mbledhja është mbajtur me rregull kur LRF e Prishtinës ka zgjedhur anëtarin për komitet ekzekutiv në FFK.

Anëtar ekzekutiv në FFK është zgjedhur Ismajl Ajeti, i cili është person shumë i afërt me kryetarin Agim Ademi.

Për zgjedhjen e tij, ka njoftuar një na anëtarët e kryesisë së këtij Kuvendi, ku i ka uruar edhe suksese Ajetit.

Të ngjashme