Përveç Albin Kurtit, në Kanë është edhe Karim Benzema

Prishtinë | 17 Kor 2021 | 11:31 | Nga Ekonomia Online

Dje gjatë ditës ishte temë diskutimi udhëtimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në drejtim të Francës për të parë performancën e filmit kosovar “Pa Vend” në festivalin e filmit të Kanës.

Por, përveç Kurtit, në Kanë po qëndron edhe superylli i Real Madridit, Karim Benzema.

Ai arriti me 14 korrik në Kanë dhe u mirëprit nga francezët me thirrje të ndryshme.

Festivali fillon me 15 korrik dhe mbaron sot, me 17 korrik.

Të ngjashme