Përvoja unike e të qenit vullnetar në Kupën e Botës

Prishtinë | 04 Kor 2018 | 10:27 | Nga

Sa herë që skuadrat përgatiten për të luajtur në stadiumin “Luzhniki” në Moskë, John është dëshmitar i dorës së parë se çfarë po ndodh. Ai mund të dëgjojë bisedat e lojtarëve para ndeshjes dhe të ndiejë se si tensionet rriten gradualisht, ndërsa atmosfera speciale shpërndahet nëpër stadium.

John është nga Kolumbia dhe po ndihmon si vullnetar në Botërorin 2018 në Rusi.

“Unë jam përgjegjës për të asistuar skuadrat. Sigurohem që çdo gjë është si duhet në zhveshtore, përcjell skuadrat e fotografëve në tribuna dhe jam në dispozicion për çdo pyetje që stafi përkrahës mund të ketë”, thotë John.

David po ashtu është vullnetar në stadiumin “Luzhniki”. Roli i anglezit si asistues i mediave është për të siguruar që gazetarët të kenë çdo gjë që iu duhet për të raportuar për ndeshjet.

“Unë kam bërë disa gjëra të lidhura me media gjatë diplomimit tim dhe kam dashur të kem një ide se si shkon puna e mediave gjatë një turneu të madh”, thotë David.

John dhe David janë vetëm dy nga 17.040 vullnetarët e Komitetit Organizativ Lokal për botërorin “Rusia 2018”, që janë zgjedhur mes një numri rekord aplikuesish – 176.870.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme