Përzgjedhësi i Greqisë thotë se janë gati për Kosovën

Prishtinë | 04 Sht 2021 | 08:55 | Nga Ekonomia Online

Përzgjedhësi i Greqisë, John van’t Schip, ka folur për ndeshjen me Kosovën, duke thënë se skuadra e tij është gati për këtë takim.

Greqia u përballë me Zvicrën në një ndeshje miqësore, ku pësoi humbje me rezultat 2-1.

“Ne kemi luajtur kundër një kundërshtari kaq të fortë si Zvicra, por mendoj se jemi në formë të mirë dhe me mentalitetin e duhur para ndeshjeve kundër Kosovës dhe Suedisë”, ka thënë John van’t Schip.

Tutje trajneri shtoi se skuadra duhet të bëjë më pak gabime, pasi pësoi nga të tilla ndaj Zvicrës.

Greqia humb anësorin e Norwichit, Christos Tzolis

Christos Tzolis nuk do të jetë gati për ndeshjen ndaj Kosovës. Sulmuesi anësor 19-vjeçar, nuk do të jetë në fushë në ndeshjen ndaj Kosovës në “Fadil Vokrri” të dielën në mbrëmje.

Lojtari i Norwichit bëri një kontroll të premten dhe si rezultat ai nuk do të jetë gati për ndeshjen e ardhshme, por stafi mjekësor, por punon për ta kthyer për të mërkurën ndaj Suedisë, shkruajnë mediat greke.

Greqia është stërvitur në Zvicër dhe nga atje të shtunën në orën 12 të mesditës do të nisen për në Prishtinë.

Në mbrëmje Greqia do ta zhvillojë një stërvitje në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Telegrafi

Të ngjashme