Përzgjedhësi i Uellsit: Ndaj Italisë jashtëzakonisht vështirë, por edhe ne jemi kërcënues

Prishtinë | 20 Qer 2021 | 14:58 | Nga Ekonomia Online

Kampionati Evropian sot do të vazhdojë me dy ndeshje interesante. Grupi A i Euro 2020 sot do ta ketë xhiron finale, ku do të përcaktohet gjithcka.

E vetmja gjë që dihet deri më tani në këtë grup është se Italia e ka siguruar kualifikimin tutje, pasi ka gjashtë pikë të grumbulluara pas dy xhirove të para.

Italisë i nevojitet vetëm një barazim për ta përmbyllur fazën e grupeve në vendin e parë. Por, përballë vetes do ta ketë ekipin e dytë, Uellsin.

Para ndeshjes, përzgjedhësi i Uellsit, Rob Page tha se ndaj Italisë do të jetë jashtëzakonisht e vështirë, por tha se edhe ata dinë të jenë kërcënues.

“Skuadra po ndihet shkëlqyeshëm, futbollistët kanë qenë të shkëlqyeshëm deri më tani, gjatë gjithë turneut ne jemi të gjithë së bashku, ndjenja ishte e mrekullueshme pas fitores ndaj Turqisë. Kundër Italisë është një lojë jashtëzakonisht e vështirë. Kalimi në raundin tjetër do të thotë gjithçka, për ne, për lojtarët dhe për tifozët në shtëpi. Ne kemi parë çfarë skuadre ka Italia dhe do të duhet të jemi të përgatitur për këtë. Por ne gjithashtu mund të jemi kërcënues”, tha ai.

Të ngjashme