Pesë arsyet pse Barcelona ka barazuar rekordin e ndeshjeve pa humbje në La Liga

Prishtinë | 09 Pri 2018 | 10:19 | Nga

Barcelona është rrugës që të fitojë La Ligan për herë të 25-të dhe fitorja 3:1 ndaj Leganesit të shtunën e ka futur skuadrën katalonjase në histori.

Barcelona ka barazuar rekordin prej 38 ndeshjeve pa humbje në La Liga, që e kishte vendosur Real Sociedadi në vitin 1980, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.

“Reuters Sports” shikon për pesë arsyet pse skuadra e Ernesto Valverdes ka qenë e pathyeshme këtë stinor në Spanjë.

Messi shëndosh dhe në formë të zjarrtë

Ylli argjentinas Lionel Messi ka luajtur në të gjitha, me përjashtim të një ndeshjeje, në këtë seri të Barcelonës dhe ka realizuar 39 gola këtë stinor. Ai mungoi vetëm në ndeshjen kundër Malagas për shkak se ishte në lindjen e fëmijës së tij të tretë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme