Pesë klube angleze e duan talentin e Chelseat, Billy Gilmour

Prishtinë | 31 Jan 2021 | 13:31 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori i Chelseat, Billy Gilmour është i vendosur të largohet nga Blutë, por me shumë gjasë të mbetet në Ligën Premier.

Gilmour është lidhur me një kthim te skocezët e Rangers, pasi nuk po gjen hapësira te ekipi nga Stamford Bridge.

Por, sipas mediumit The Sun, pesë skuadra angleze thuhet se janë të etura për të nënshkruar me Gilmour para mbylljes së afatit kalimtar.

Football London pretendon se West Ham, Wolves, West Brom, Aston Villa dhe Crystal Palace janë të gjithë të etur për të huazuar skocezin këtë muaj.

Por, Thomas Tuchel thuhet se ende nuk ka vendosur për të ardhmen e Gilmour, pavarësisht ese e la atë jashtë për ndeshjen 0-0 kundër Wolves.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme