Pesë lëvizjet e mundshme të Buffonit

Prishtinë | 27 Pri 2021 | 15:53 | Nga Ekonomia Online

E ardhmja e portierit të Juventusit, Gianluigi Buffon do të vendoset pas sezonit dhe thuhet se ka pesë destinacione të mundshme për veteranin.

Portieri i Bianconeri ka mbushur 43 vjeç dhe së fundmi njoftoi se ai ka hapur një Akademi të Futbollit për portierët e rinj .

Tuttosport pretendon se është e vështirë të qëndrosh në Allianz Stadium, por ish-përfaqësuesi i Italisë nuk duket i gatshëm të pensionohet.

Buffon dëshiron të luajë si titullar nëse do të lëvizte dhe performancat e tij me Zonjën e Vjetër këtë sezon vërtetojnë se ai është akoma në krye të detyrës.

Gazeta pretendon se pesë klube janë të gatshme t’i ofrojnë Buffonit një shans për të luajtur për një sezon më shumë në nivelin e lartë.

Olympiacos, Eintracht Frankfurt, Sporting Lisbon, Galatasaray dhe Dynamo Kiev thuhet se janë të interesuar dhe Buffon duket ‘shumë i tunduar’, sipas raportit.

Finalja e Coppa Italia kundër Atalanta më 19 maj do të jetë paraqitja e fundit e Buffon për Bianconerët, 7206 ditë pas debutimit të tij më 26 gusht 2001.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme