Pesë minutat që e kthyen Feronikelin në favorit

Prishtinë | 11 Kor 2019 | 08:53 | Nga Ekonomia Online

Në “Park Hall” në Oswestry, të martën mbrëma, Feronikeli është paraqitur dukshëm më mirë se që ishte paraqitur në “Fadil Vokrri” në Prishtinë në javën e fundit të qershorit.

Kampioni i Kosovës në futboll kthehet në “Fadil Vokrri” më 16 qershor, ndërsa paraqitja pritet të jetë më e mirë se ajo e së martës në qytetin në kufirin mes Anglisë dhe Uellsit, shkruan sot Koha Ditore.

Një ecuri të tillë e parashikon trajneri i Feronikelit, Zekirija Ramadani. Skuadra e Ramadanit barazoi 2:2 me kampionin e Uellsit, The New Saints (TNS), falë një fundi të furishëm të takimit. Mevlan Zeka shënoi në minutën e 89-të për të ngushtuar epërsinë e TNS-së në 2:1, ndërsa Astrit Fazliu realizoi për 2:2 në minutën e 93-të të ndeshjes të zhvilluar të martën. Ramadani thotë se nga ndeshja në ndeshje, Feronikeli do të luajë më mirë.

Kështu ka ndodhur në fakt deri më tash. Në gjysmëfinale të raundit parakualifikues, klubi nga Drenasi fitoi 1:0 ndaj Lincoln Red Imps të Gjibraltarit, ndonëse kishte paraqitje të zbehtë. Më pas shfaqi mentalitet kampioni, duke përmbysur rezultatin me një lojtar më pak në fushë dhe duke fituar 2:1 ndaj Santa Coloma të Andorrës, për të fituar kështu raundin parakualifikues dhe për të zënë vend në fazën e parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve, në edicionin debutues në Evropë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme