Pesë ndryshimet që kanë ndodhur te Real Madridit dhe Juventusi që nga finalja e Cardiffit e deri më tani

Prishtinë | 03 Pri 2018 | 16:58 | Nga

Kanë kaluar më pak se një vit prej se Real Madridi e mposhti Juventusin në finalen e Ligës së Kampionëve me rezultat 4-1.

Por që nga ajo kohë ka disa ndryshime në të dy skuadrat, dhe këtë Marca në një analizë të saj e pasqyron para ndeshjes çerekfinale.

Juventusi i ndryshuar

Që nga dita e Kardifit, Zonja e Vjetër ka larguar nga skuadra dy mbrojtësit e saj Leonardo Bonuccin dhe Dani Alvesin, që u larguan drejt Milanit dhe Paris Saint-Germainit.

Te Juve mungojnë Miralem Pjanic dhe Mehdi Benatia që janë të suspenduar, ndërsa Alex Sandro është në dyshim.

Los Blancos, janë të kompletuar pa asnjë lëndim.

Rikthimi në skenë i Lucas Vazquezit

Zinedine Zidane do të ketë vështirësi që ta zgjedh formacionin për ndeshjen e së martë mbrëma.

Kjo pasi Vazquez ishte pjesë e bankës rezervë në të shkuarën me James Rodriguez, Fabio Coentrao, Mariano, Pepe dhe Ruben Yanez.

Vazquez ka treguar që është lojtar që mund të luajë, ndërsa diferenca mes ndeshjes së sotme dhe asaj të Cardiffit është se ai mund ta nis nga minuta e parë në Torino.

Rëndësia e titullit të kampionit në kampionat

Kur u takuan në sezonin 2016/17, të dy klubet ishin shpallur kampion në kampionatet respektive, LaLiga dhe Serie A.

Këtë herë është ndryshe. Kjo pasi Juventusi vazhdon të jetë lider në Serie A me katër pikë para Napolit, ndërsa në anën tjetër Real Madrid kërkon një vend në katërshe

Një finale me 180 minuta

Nuk do të ishte reale që nëse klubet krahasohen me finalen e Cardiffit e të mos krahasohen me ndeshjet e zhvilluar në sezonin 2014/15 ku u takuan në gjysmëfinale. Juven kaloi tutje me rezultat 3-2 pas 180 minutave.

Kuotat në bastore

Finalja e Uellsit e zhvillua mes Realit dhe Juves, ku djelmoshat e Zidanes ishin favorit për të ngritur trofeun, me 1.8, ndërsa Zonja me 2.2.

Kuotat në bastore

Finalja e Uellsit e zhvillua mes Realit dhe Juves, ku djelmoshat e Zidanes ishin favorit për të ngritur trofeun, me 1.8, ndërsa Zonja me 2.2.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme