Pesë opsionet e Manchester Unitedit për qendërmbrojtës

Prishtinë | 14 Pri 2021 | 13:41 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer do të ketë një listë opsionesh ndërsa kërkon të nënshkruajë një qendërmbrojtës të ri këtë verë.

Sipas mediave angleze, Solskjaer dëshiron një partner të ri për Harry Maguire me Victor Lindelof dhe Eric Bailly që kanë luftuar me vazhdimësi këtë sezon.

Maguire ka qenë një titullar konstant dhe ka bërë përshtypje javëve të fundit me Djajtë e Kuq që kanë ‘rezervuar’ vendin e dytë në Ligën Premier.

Kjo mund të nënkuptojë një afat kalimtar veror të zënë për Solskjaer me një sulmues gjithashtu potencialisht në listën e dëshirave të Old Trafford.

Dhe ndërsa Harry Kane dhe Erling Haaland duken synimet kryesore për sulmuesin e ri, Daily Star Sport ka zbuluar pesë opsionet për mbrojtësin e ri të mundshëm.

Emrat e rinj vijnë shumica nga La Liga, ndërsa nuk mungon as një mbrojtës nga Liga Premier dhe Superliga e Portugalisë.

Më poshtë pesë emrat e mbrojtësve që janë në opsion për t’u transferuar në Old Trafford:

Raphael Varane (Real Madrid)

Pau Torres (Villarreal)

Jules Kounde (Sevilla)

David Carmo (Braga)

Ben White (Brighton)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme