Pesë raste me Coronavirus në klubin e Valencias

Prishtinë | 15 Mar 2020 | 15:22 | Nga Ekonomia Online

Valencia ka njoftuar se pesë pjesëtarë të klubit, përfshirë tre futbollistë, janë infektuar me koronavirus. Ezequiel Garay, njoftoi më herët në mëngjes në rrjetet sociale se ka dalë pozitiv në testin për koronavirus, duke u bërë kështu lojtari i parë në La Liga që tregon se është infektuar me këtë sëmundje ngjitëse.

Disa orë më vonë, Valencia doli me komunikatë për media duke treguar se pesë anëtarë të klubit kanë dalë pozitiv në testin për koronavirus, i cili njihet si COVID-19.

“Valencia njofton se pesë raste pozitive me koronavirus, COVID-19, kanë rezultuar në mesin e pesë anëtarëvve të stafit dhe lojtarëve”, thuhet në njoftimin e Valencias.

“Të gjithë këta persona ndodhen në shtëpi, në shëndet të mirë dhe duke iu nënshtruar masave të vetëizolimit”, thuhet tutje në njoftim.

View image on Twitter

Përvec mbrojtësit argjentinas, dy lojtarët e tjerë të infektuar me koronavirus janë edhe Mangala dhe Gayá, delegati i klubit, Paco Camarasa dhe një anëtar i stafit mjekësor, Juan Aliaga.

“Është e qartë se vitin 2020 e kam nisur keq. Kam dalë pozitiv në testin për koronavirus. Ndihem mirë dhe tani më mbetet vetëm t’i kushtoj vëmendje udhëzimeve shëndetësore të dhëna nga autoritetet, pra të izolohem”, shkroi Garay në rrjetet sociale.

E tërë skuadra e Valencias u testua para dy ditëve dhe Garay është lojtari i parë që rezulton pozitiv me virus.

Kjo nënkupton se të gjithë bashkëlojtarët dhe punëtorët që kanë qenë në kontakt me të në ditët e fundit duhet të futen në karantinë për ta parandaluar shpërndarjen e virusit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme